Në nder të gazetarit publicistit dhe ish-kreu i të përndjekurve politik, Nebil Çika është themeluar çmimi me të njëjtin emër. Botuesi Lavdrim Lita shpjegoi për Ora Neës se fituesi i këtij çmimi është përzgjedhur nga një juri me gazetarë, regjizorë dhe jo vetëm.
Dy vite pas ndarjes nga jeta, një grup gazetarësh krijuan nismën për çmimin “Nebil Çika”. Një prej ideatorëve shprehet se vlerësimet do të jenë për gazetarinë konservatore, duke i qëndruar besnik parimeve të gazetarit që u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare.
“Ikja e tij e parakohshme sigurisht na ka lënë një boshllëk, por ne e kemi mbushur me dashurinë që kemi pasur për të dhe për profesionin tonë”, theksoi Lita.
Botuesi i faktor Lavdrim Lita shprehet se juria që përzgjedh çmimet është e përbërë jo vetëm nga gazetarë por edhe regjizorë e publicistë.
“Juria e përbërë nga shumë gazetarë, kolegë, regjisorë, shkrimtarë vendosi që në vitin e pare të seleksiononte disa gazetarë për shkak të veprimtarisë së tyre publike në demokrtatizimin e hapësirës publike, përmes disa vendimeve të njëpasnjëshme, caktoi zotin Brahim Shima si fitues i edicionit të pare të çmimit të gazetarisë konservatore “Nebil Çika.”
Tregoi dhe detajet e medaljes.

“ Simbolikisht trofeu simbolizon shtyllën kurrizore dhe deformimin që ajo pëson, pra deformimi që ka qenë gjatë komunizmit. Trofeu është punuar nga Skulptori i njohur Emanuel Koko ”
Ndërkaq, Lita theksoi dhe diferencën midis gazetarisë gjatë kohës së Nebil Çikës me gazetarinë aktuale.
“Sigurisht media sot ka ndryshuar, ka ndryshuar teknologjia dhe sfidat. Gazetarët sot janë më të pambrojtur.”