ryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci është vënë zyrtarisht nën akuzë, në mes të muajit prill, gati 3 javë para zgjedhjeve. Në një dokument të publikuar nga Syri Tv, Beci bashkë me 6 të tjerë akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
Të pandehurit e tjerë, janë Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni, Adela Ruko dhe Premtim Dauti. Në dokumentin e mëposhtëm thuhet se nga hetimet ka rezultuar se “Korporata Elektroenergjitike Shqiptare” sh.a, me datë 18.12.2019, ka zhvilluar procedurën e prokurimit me objekt: “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor) me fond limit 69,500,000 (gjashtëdhjetë e nëntë milion e pesëqind mijë) lekë.
Për këtë hetim ndaj Becit nuk ka pasur asnjë njoftim nga SPAK para zgjedhjeve.
