Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria është në bisedime për të pritur edicionin europian të The Globe Soccer Awards, një nga eventet më të rëndësishme në botën e futbollit.
Në një deklaratë për mediat, Rama tha se përveç Tiranës, në diskutim janë edhe Durrësi dhe Vlora si vende pritëse. Ai shtoi se për organizimin e këtij eventi, Shqipëria është në garë me Madridin.
“Do të ishte fantastike që çmimin e futbollistit më të mirë të vitit, siç është Lamine Yamal, t’ia dorëzojmë këtu në Tiranë”, tha Rama.