”Policia ishte në funksion të shtetit elektoral”, Noka: ‘Treni Bullgar’ i instaluar gjithandej

spot_img
Advertisements

Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ‘Treni Bullgar’ ka qenë një nga metodat e aplikuara të farsës elektorale të 11 majit.

Noka: ‘Treni Bullgar’ ka qenë një nga metodat e aplikuara të farsës elektorale të 11 majit.

Zyra që Këlliçi kapi ngjit me qendrën e votimit në njësinë 5 ishte një zyrë nga ku fabrikohej ‘Treni Bullgar’.

Në Kashar ka kapur Balliu një të tillë.Gjithandej ka qenë e instaluar pranë qendrave të votimit zyra të pa loguara të shtetit elektoral që funksiononin për sistemin e ‘Trenit Bullgar’.

Himçi kapi një element në një fshat të Peqinit. Se këtu është e turpshme se i kap deputeti faktet, paund, para, lek, euro edhe fletë votimi mirëpo këtu shteti nuk vepron për të hetuar ato dhe pastaj i zhduk ato prova.

E njëjta gjë u kap edhe në Dibër.

Mziu me deputetët e tjerë ndaluan një makinë të Rilindjes të kandidatit të Rilindjes, aty u gjetën rreth 4 mijë paund, 3 mijë euro, fletë votimit të gjitha ishin për këtë punë.

Dini gjë ju të jetë ndaluar njeri? Askund.

Te zyra e Braçes në Tiranë, tre ishin drejtoresha me zë e figurë, asgjë shteti sepse nuk ka patur betejë më 11 maj mes PD dhe PS.

Ka patur një betejë mes PD e opozitës dhe shtetit, i gjithë shteti me të gjithë mekanizmat e tij.

Policia ka qenë një strukturë e gjitha në funksion të shtetit elektorar dhe farsës zgjedhore.

Latest articles

Related articles