Aulon Kalaja fiton betejën e parë në KQZ, do rihapen 126 kuti dhe votat e Diasporës në Durrës

spot_img
Advertisements

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi sot (10 qershor) me iniciativë të dy anëtarëve, që të hapë kutitë e dy KZAZ-ve në qarkun Durrës, me numër 21 dhe 22, hapjen e të gjitha kutive të diasporës për këtë qark, në total 126 kuti, si dhe 60 kuti të qendrave të tjera të pretenduara në ankimim nga Partia Lëvizja e Legalitetit dhe kandidati i PD, Aulon Kalaja, që është përfaqësuar nga ky subjekt.

Kalaja pretendon se i janë vjedhur votat nga brenda PD-së dhe i janë dërguar në favor fituesit Arjan Ndoja, ish-prokuror i shkarkuar nga Vettingu dhe të tjerëve.

KAS si komision rrëzoi ankimimin në objekt të PD-ADSHM që kërkonte pavlefshmëri rezultati dhe përsëritje të zgjedhjeve në qarkun e Durrësit pasi konkludoi se “nuk sillnin ndryshim rezultati provat e dorëzuara”.

Por, pikërisht duke shfrytëzuar hapësirën ligjore proceduriale, me veto të dy anëtarëve, sipas Nenit 136 të Kodit Zgjedhor, mori parasysh pjesërisht disa nga kërkesat, duke vendosur që të këqyren apo rinumërohen kutitë në dy KZAZ, e të gjitha kutitë e diasporës.

Gjithashtu u pranua pjesërisht kërkesa e Aulon Kalasë për 60 nga kutitë, teksa ky i fundit pretendoi hapjen e të gjitha kutive në qark, në mbi 500 qendra, si dhe diasporën.

Latest articles

Related articles