Alimehmeti: Nuk ka asnjë lufte mes meje dhe zonjës Tabaku. Unë jam kundër

spot_img
Advertisements

Procesi i numërimit në zgjedhjet e 11 majit pati parregullsi të mëdha. Kështu u shpreh në A2 CNN, kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur për Tiranën, Ilir Alimehmeti. Kjo sipas tij bazohet edhe në faktin që KAS vendosi rinumërimin e votave.

“Numërimi kishte dy procese; i pari ishte numri i mandateve që shihej me kujdes nga subjekti politik se edhe interesi publik është më i madh, nuk ka rëndësi emri. Dhe momenti i dytë ishin kandidatët e listës së hapur që hynin në lojë në një moment të dytë. Ne kemi patur vëzhguesit tanë. Dhe nga këta njerëz ne kemi indicie të parregullsive të mëdha. Unë rrugën time e kam institucionale dhe i jam drejtuar KQZ-së me një sërë vërejtjesh e provash, të cilët ato kanë gjykuar që të mos i shohin po të rrëzojnë kërkesën me një artificë ligjore, dhe nuk kanë folur asgjë për provat në vetvete. Por fakti që u rikthyen dhe kërkojnë rinumërimin do të thotë që është mbështetje e plotë nga ana e PD për këtë gjë dhe nga an tjetër patjetër që ka parregullsi. As ne nuk do të kishim ankesa, po të mos kishte parregullsi. Janë shumë më të qartë njerëzit se institucionet”.

Në A2 CNN Alimehmeti u përgjigj edhe për raportet me deputeten e Partisë Demokratike, duke qenë se ishin në garë me njëri-tjetrin në listën e hapur të Tiranës.  Për këtë ai fajëson sistemin që synon garën e brendshme dhe jo atë me kundërshtarin.

“Nuk ka asnjë lufte mes meje dhe zonjës Tabaku. Unë jam kundër termit luftarak. Kjo është një lloj gare mes njerëzish. Gara është për kundërshtarin politik se ky sistem politik duhet hedhur në kosh. Është prodhuar që t’i kthejmë sytë jo mes kundërshtarëve, por brenda shtëpisë sonë ne, dhe brenda shtëpisë së saj PS. Kjo nuk duhet të ndodhë se nuk është e mirë për njerëzit”.

Latest articles

Related articles