Gazetari Lavdrim Lita tha në një intervistë për Euronews Albania se koha prej 10 ditësh që kërkon KQZ për t’u bërë gati për rinumërim të votave pas vendimit të KAS është e panevojshme.
- Advertisement –
Sipas tij, koha e kërkuar nga KQZ për një proces që mund të bëhej edhe përmes zgjidhjeve alternative, të ngjall dyshimin se po tentohet të fiksohet sërish rezultati.
“Mos duan të bëjnë ndonjë tender tjetër? Mos duan të bëjnë ndonjë allishverish tjetër, nuk e kuptoj pse duhen 10 ditë? Mund të ketë shumë njerëz nga shoqëria civile, avokatë, gjyqtarë, prokurorë që mund të asistojnë në procesin e numërimit dhe mund të bëhet shumë shpejt, se këtyre nuk u shkon në mendje zgjidhje alternative, duan të bëjnë vetëm formatet e tenderëve. Akoma nuk kanë nxjerrë sa vetë kanë votuar dhe sa fletë votimin ka në kuti. Mos duan t’i fiksojnë dhe një herë nga e para, se pse iu duhen 10 ditë kohë? Unë jam dyshues”, tha Lita