Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda përmes një komunikimi publik ka bërë thirrje qytetarëve-tifozë të vetpërmbahen në respektimin e të drejtave të njeriut duke shmangur parullave me gjuhë urrejtje dhe stereotipet etnike. Sipas komisionerit GajdaSporti duhet të shprehë vlera si ato të dinjitetit, gjithëpërfshirjes dhe respektit të cilat vlejnë për çdokënd.
📌Deklaratë për shtyp
✅️ Në vigjilje të ndeshjes Shqipëri-Serbi institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminim vëren një përfshirje të lartë sportive, antagoniste dhe emocionale të tifozerisë së organizuar.
✅️Sporti duhet të shprehë vlera si ato të dinjitetit, gjithëpërfshirjes dhe respektit të cilat vlejnë për çdokënd.
✅️Në këtë kontekst, Institucioni I Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi apelon qytetarët në stadium të shmangnin shprehjet e papërshtatshme, parullat me gjuhë urrejtje dhe stereotipet etnike që mund të cenojnë dinjitetin e Njeriut.
✅️Duke theksuar se mbrojtja kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit etnik përbën një të drejtë të njeriut, e cila duhet të sigurohet dhe në fushën e sportit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi sëbashku autoritetet e Federatës Shqiptare të Futbollit⚽ (FSHF), do të monitorojnë ndeshjen në Tiranë.
✅️Komisioneri i fton të gjithë të gëzojmë e të mos urrejmë. Forca 🇦🇱
kmd
07/06/2025