“Më jepni 100 euro për biçikletat që nuk ua vodha dot”, shqiptari kërcënon çiftin italian me kaçavidë

spot_img
Advertisements


Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi t’i kërcënonte me kaçavidë në dorë duke iu kërkuar t’i jepnin 100 euro. Kjo është historia e një shqiptari në Itali. Pasi dështoi të vidhte biçikletat, ai priti që bashkëshortët të dilnin nga godina, duke u zënë pritë pranë një marketi të zonës, teksa i kërcënoi me kaçavidë.

“Më jepni 100 euro për biçikletat që nuk ua vodha dot, ndryshe do ju lëndoj!”, u ka thënë ai mes të tjerash. Ngjarja sipas policisë vendore kishte ndodhur në “Via Milano”.

Policia mori njoftimin për agresionin, pak pasi kishte rikuperuar biçikletat e para që autori braktisi në rrugë pasi nuk ariti t’i vidhte dot.

Ata u telefonuan nga çifti i pronarëve të apartamenteve, që thanë të përlotur se ishin ndjekur dhe bllokuar brenda një lokali tregtar në “Via Palermo” dhe kërcënuar nga i dyshuari.

Të gjitha patrullat në zonë u njoftuan menjëherë dhe mbërritën në zonë brenda pak minutash, informon media italiane.

Edhe pse u arratis për herë të dytë, oficerët e policisë arritën ta kapnin atë ndërsa po ikte në rrugica, pas një ndjekjeje të shkurtër, duke e prangosur. Hetuesit po verifikojnë edhe për përfshirjen e tij në krime të tjera të ngjashme.

Latest articles

Related articles