Ditën e sotme në orën 10:00 do të mbahet seanca plenare në Parlament.
Rendi i ditës përfshin diskutimin dhe miratimin e një sërë projektligjesh dhe akteve normative që prekin fusha të ndryshme, nga ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare deri te ndryshimet ligjore për buxhetin dhe dokumentacionin personal.
Pikat kryesore të rendit të ditës janë:
Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme, datë 29 maj 2025.
Njoftime të ndryshme.
Ratifikimi i marrëveshjes mbi të drejtën detare sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për ruajtjen dhe përdorimin e diversitetit biologjik detar jashtë juridiksionit kombëtar.
Miratimi i ndryshimeve në ligjin e buxhetit të vitit 2025.
Shtesë në ligjin për pajisjen me pasaportë të shtetasve shqiptarë.
Shtesë në ligjin për letërnjoftimin elektronik.
Ratifikimi i marrëveshjes së bashkëpunimit për sigurinë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës.
Aderimi në Konventën për Themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacioneve (ECO).
Ratifikimi i marrëveshjes së huas me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabi-t.
Marrëveshja për pjesëmarrjen në programin e Bashkimit Evropian “Doganat”.
Ratifikimi i marrëveshjes së garancisë me BERZH për projektin e OSHEE-së.
12-14. Ratifikimi i marrëveshjeve të financimit me Komisionin Evropian për programet shumëvjeçare në fushën e punësimit, ekonomisë digjitale dhe energjisë për periudhën 2024-2027.
Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës