VIDEO-Momenti kur grabitet kasaforta e VIP-it me euro në Tiranë

spot_img
Advertisements

Arbnor Gjinaj dhe Ledjon Gjoka janë arrestuar nga policia e Tiranës për vjedhjen e një kasaforte brenda së cilës kishte 15 mijë euro. Policia ka publikuar edhe pamjet e momentit të grabitjes në zonën e Zogut të Zi.

Të 2 të arrestuarit janë të dënuar më parë për vjedhje. Njëri prej tyre, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për këtë vepër penale. Sekuestrohet automjeti i dyshuar i përdorur nga autorët, për të realizuar vjedhjen

Përmes një njoftimi zyrtar blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se dy shtetasit e identifikuar si Arbnor Xhinaj dhe Ledjan Gjoka, të dy banues në Vlorë, dyshohet se më datën 2 qershor, kanë vjedhur një kasafortë me 15 mijë euro në një banesë në rrugën “Muhamet Gjollesha”, e cila mësohet të jetë në pronësi të mjekut, Dritan Alushani.

Latest articles

Related articles