Si të mendosh si një stoik

spot_img
Advertisements

Përfytyro më të keqen, për të jetuar më mirë

Zakonisht jam optimist për jetën. Besoj te përparimi, flas për shpresë, dhe mbështes lumturinë dhe qëllimin.

Por në një aspekt të caktuar, mendoj se duhet të përqafojmë pesimizmin, sidomos kur bëhet fjalë për qëllimin në jetë.

Po flas për një praktikë stoike të quajtur vizualizim negativ (premeditatio malorum në latinisht), që do të thotë “parandjenjë e së keqes”.

Edhe pse tingëllon frikësuese, kjo është një strategji e fuqishme për rritje personale.

Rrënjë të lashta, vlerë e përjetshme

Kjo ide lindi me filozofin romak Seneka, i cili këshillonte të përfytyronim humbje apo fatkeqësi, jo për t’u trembur, por për të zhvilluar mirënjohje dhe forcë shpirtërore.

Filozofi Epikteti, ish-skllav që u bë mendimtar, besonte se imagjinimi i vështirësive na ndihmon të jemi të fortë dhe të mos varemi nga gjërat jashtë kontrollit tonë.

Perandori Mark Aureli, praktikonte përditë këtë metodë për të kujtuar përkohshmërinë e jetës dhe për të përballuar sfidat me qetësi.

Këto nuk janë thjesht ide të lashta, sot shkenca moderne po u jep të drejtë.

Pse të imagjinosh më të keqen?

Sepse kjo na ndihmon të jetojmë më me kuptim, më me paqe dhe më të pranishëm në të tashmen.

Qëllimi i madh, ambiciet e mëdha, misionet, sukseset.

Qëllimi i vogël, kënaqësia në vetë procesin, pa pritshmëri të mëdha.

Vizualizimi negativ na ndihmon të shkëputemi nga presioni i rezultateve dhe të përqendrohemi te përjetimi vetë.

  1. I jep përparësi procesit, jo synimit

Nëse e pranon që ndoshta nuk do e arrish kurrë “majën” që synon, e pyet veten: A më pëlqen rruga vetë? Nëse po, atëherë procesi bëhet shpërblimi. Kjo është qëllimi i vogël.

  1. Hap mundësi për surpriza të bukura

Nëse rruga drejt “majës” të çon në një luginë të bukur që nuk e kishe planifikuar, mund të vendosësh të ndalesh aty. Duke pranuar që ndoshta s’do mbërrish në fund, je më i hapur për gëzime të papritura dhe drejtime të reja.

  1. Të mbron nga “përshtatja hedonike”

Edhe kur arrijmë një sukses të madh, gëzimi zbehet shpejt. Kështu funksionon mendja jonë. Por nëse e ke përfytyruar që mund të mos e arrish fare atë që synon, kur arrin diçka, e vlerëson më shumë. Dhe kur nuk e arrin, nuk shembesh.

Përfytyro dështimin për të jetuar me kuptim

Stoikët nuk ishin pesimistë të dëshpëruar. Ishin realistë që donin të ndihmonin njerëzit të jetojnë më mirë dhe më me mençuri.

Prandaj, po, përfytyro se gjithçka mund të shkojë keq. Jo për t’u trembur, por për t’u çliruar.

Nuk i ngul sytë te një qëllim i largët,

Je i hapur ndaj të papriturave,

Dhe nuk bëhesh rob i suksesit,

… fillon të jetosh një jetë më të thellë, më të vërtetë, më të qëllimshme.

Paradoksi është ky: sa më mirë të jesh përgatitur për të keqen, aq më lirshëm e përqafon të mirën.

Latest articles

Related articles