Sherri mes vajzave | Adoleshentja procedohet për plagosje: I ka shkaktuar plagë në fytyrë e gjoks!

spot_img
Advertisements

Prokuroria e Korçës ka proceduar penalisht të miturën me iniciale F.D në Korçë, e cila më 5 maj u përfshi në një sherr të dhunshëm ku dhunoi një 17-vjeçare.

E mitura akuzohet për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, sepse pasditen e 5 majit, rreth orës 19:15, në ambientet e një bar kafeje në lagjen nr. 2 në “Bulevard Republika” ka goditur me gotë qelqi në fytyrë dhe gjoks 17-vjeçaren P.M.


Shkak për këtë është bërë fakti se 17-vjeçarja publikonte foto denigruese për F.D dhe vajza të tjera në rrjetet sociale “Instagram” dhe “Tellonym”.

Sipas policisë vajzat kanë pasur një konflikt mes tyre dhe ditën e ngjarjes, autorja hyrë në lokal dhe pa folur me 17-vjeçare, e ka goditur me gotë qelqi.

Kjo e fundit ka marrë plagë në fytyrë dhe gjoks dhe përfundoi në spital.

Edhe vajza e lënduar, është proceduar më parë penalisht nga autoritetet, pasi njihet si një nga vajzat që denigronte minorenet duke publikuar materiale të turpshme në faqe Instagrami

Latest articles

Related articles