Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi i ka vënë flakën kabinës elektrike të një pallati, duke shkaktuar humbje të energjisë elektrike, shkruan A2 CNN.
Sipas policisë, i arrestuari, i identifikuar me inicialet A.B., përndoqi deri në banesën e saj një vajzë 24-vjeçare.
Por me sa duket refuzimi i vajzës e ka turbulluar të riun, i cili ka ndërmarrë veprimin e paligjshëm dhe që e çoi të binte në prangat e policisë