Noka: Mbështetësit tanë në Angli e Greqi futën GPS në zarfa, votat ndodhen akoma atje

spot_img
Advertisements

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka treguar se si vota është manipuluar.

Noka ka thënë se mbështetës të Partisë Demokratiek në Angli dhe Greqi ka futur GPS në zarfet ku kanë qenë votat e tyre. Ai tha se sipas asaj që tregon GPS akoma ndodhen në këto vende pa ardhur në Shqipëri.

“Ne kemi paraqitur fakte pa fund. Disa mbështetës tanët kanë votuar në seri në grup në Angli, kemi degë të organizuar atje. Këto zarfe i kanë nisur me GPS. E konfirmoj këtë, prandaj kam një person në Britani. Konfirmoj që gjithë votat e tyre sot e kësaj dite janë në Londër, asnjë nuk ka ardhur në Shqipëri, Taulanti i ka numër këto vota këtu.

E njëjta situatë është në Selanik. Minimalisht 500 votues kanë futur GPS brenda zarfit dhe sot e kësaj dite, të konfirmuar, vazhdojnë të mbeten atje, ska ardhur asnjë në Shqipëri. Ndërkohë, gjatë numërimit, si psh në një grup zarfesh të Beratit për votat e Diasporës, kishim 99% për PS. As në kohën e Enver Hoxhës nuk ndodhte kështu”, Noka në emisionin Log në News 24.

Latest articles

Related articles