Ilir Meta në një intervistë televizive ka deklaruar se Partia e Lirisë do të garojë me siglën e saj në zgjedhjet lokale. Meta tha që kështu Partia e Lirisë do të provojë realisht fuqinë e saj.
“Tani që fatmirësisht që PD e rimori vulën që i kishin rrëmbyer për tre vite në zgjedhjet e ardhshme, Partia e Lirisë do garojë me siglën e saj të paktën në të gjitha Këshillat Bashkiakë të Shqipërisë dhe do provojë realisht fuqinë e saj”, tha Meta.
“Ndaj, që në fillim të javës nisim analizën e zgjedhjeve”, shtoi ai.