“Më thonë ke vjedhur, por nuk e dinë sesa…” – Ilir Beqaj ankohet për SPAK

spot_img
Advertisements

Është mbajtur këtë të mërkurë në GJKKO seanca e radhës për “Sterilizimin”, ku i pandehur është edhe ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj.

Beqaj është shprehur se i ka kërkuar SPAK që ti japë vendimin e ish-Krimeve të Rënda, sipas tij çështja për të cilën po gjykohet është hetuar më parë dhe është mbyllur nga prokuroria, ndaj sipas tij “parimi i gjësë së gjykuar” i jep pafajësi.

Beqaj deklaroi se këtë vendim ia kishte kërkuar disa herë SPAK, por sipas tij nuk ia kishte dhënë, ndërsa shtoi se më pas e siguroi nga Kuvendi.

Ish-ministri iu drejtua togave të zeza të GJKKO-së, duke thënë që “unë i kam kërkuar SPAK një vendim disa herë, por nuk na e dha.

E siguruam më pas nga Kuvendi, që na e dha, pasi ju kishte shkuar nga SPAK mes materialeve për komisionin hetimor.

Bëhet fjalë për vendimin e pushimit të një procedimi penal të prokurorit të Tiranës, Endrit Bimi, që për mua është vendim pafajësie.

I kujtoj gjykatës, që një nga rekomandimet e qeverisë të paraqitura nga ministri i Drejtësisë në Prokurorinë e Përgjithshme ishte:

Sundimi i ligjit kërkohet respektimi strikt i të drejtave procedurale të të pandehurve”, është shprehur Beqaj.

Ndër të tjera, Beqaj është shprehur se akuzohet për vjedhje, por sipas tij, SPAK nuk ka dhënë shifra.

“Akuzohem për vjedhje, por nuk ka shifër, SPAK nuk ka bërë arsyetimin e akuzës së re që e pranoi nga gjykata.

Ne nuk jemi sekonda, jeta jonë nuk është sekonda për gjykim të shkurtuar”, është shprehur Beqaj

Latest articles

Related articles