Menaxhimi post-elektoral është shumë i rëndësishëm. Pas disa kohësh ka zgjedhje vendore në disa bashki. Partitë e reja kanë shansin tani që të nxjerrin figurat e tyre konkurrente për Tiranën, Beratin, Tepelenën e Matin.
Edhe pse janë dobët – ato duhet të vijojnë që të ofrojnë figura te pastra.
Tani që metafora e Bermudës ra, me mbylljen në burg të Metës, metafora mbetet MIDIS SKYLLES DHE KARIBDES. Njëra shkemb e tjetra gropë thithëse në det.
Por që të kalojnë me sukses mes këtyre dy rreziqeve të mëdha – partitë e reja duhet të kenë kapiten tepër të zotë në timon – nuk mjafton pastërtia dhe trimëria.
Duhen lënë mënjanë shumë gabime të partive të reja. Sepse paraqitja e dobët e partive të vogla, dekurajon edhe më tej atë shtresë të qytetarëve që duan ndryshim.
Nderkohë që PS po teston emrin e atij që përmbyti Tiranën kur u hapen portat e liqenit Artificial, teksa në prapaskenë Bela ka uri për pushtet.



