nga Prof. Taulanda Jupi
Humbja e njerut të paqtë dhe artistit të madh Pirro Milkanit shënon mbylljen e një epoke në kinematografinë shqiptare.
Profesor Pirro nuk ishte thjesht një regjisor brilant – ai ishte një njeri me një shpirt të thellë artistik, me një zë të qartë dhe të ndershëm, që përmes kamerës fliste për realitetin, ndjenjat dhe historinë tonë.
Filmat e tij kanë qenë dritare përmes të cilës jo vetëm njohim të shkuarën, por edhe reflektimin e tij mbi të ardhmen. Në çdo film, në çdo kuadër të krijuar prej tij, jeton jo vetëm mjeshtëria e një regjisori të madh, por edhe dashuria e tij e pakushtë për vendin dhe artin.
Me dhimbje i shpreh ngushëllimet familjes dhe mikut Eno Milkani me bindjen se disa njerëz nuk ikin dot kurrë nga kjo botë. Ata mbeten aty si dëshmi e madhështisë, punës dhe talentit të tyre.
Faleminderit profesor Pirro! 🕊️



