Amir Rrahmani, një djalë që duhet respektuar dhe vlerësuar!
Për të dytën herë në 3 vjet shpallet kampion i Italisë me Napolin, pa ndarë nga festat e tij flamurin e Kosovës (në foto festimet e 2023 dhe 2025).
I pafjalë, sistematik dhe me të gjitha kreditet e një futbollisti të madh në Europë dhe botë, Amiri është shembull për dhjetëra e qindra sportistë në Shqipëri dhe Kosovë.
Amir Rrahmani priti momentin e tij, edhe kur përpara si titullar në ekip kishte emra të njohur të futbollit. Nuk bëri zhurmë, por u stërvit me vullnet dhe ishte gati kur erdhi thirrja për të.
Sot ai është një lider i padiskutueshëm i Napolit dhe padyshim Kosovës.
nga Elton Metaj