Ambasada amerikane në Tiranë i ka dorëzuar dje Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve pajisje me vlerë 340 000 dollarë.
Këto pajisje do të ndihmojnë në rritjen e sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale për të burgosurit, vizitorët dhe oficerët e burgjeve.
Gjithashtu do të përmirësojnë edhe aftësitë e inteligjencës dhe të shkëmbimit të informacionit për të luftuar terrorizmin dhe radikalizmin.