Celibashi: Na kanë sulmuar Hacker-at KQZ

spot_img

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat foli për votën e diasporës, pas përfundimit të numërimit.


  • Në veçanti, ai thekson se platformat e KQZ-së janë gjetur nën sulme kibernetike, sulme të cilat kryekomisioneri pretendon se kanë qenë të organizuara.

“Mund të bëj publike sot që platformat e KQZ-së, duke nisur nga ajo e regjistrimit të votuesve nga jashtë janë gjetur nën sulme kibernetike. Kemi komunikimin me institucione përkatëse, si ato të sigurisë kibernetike dhe sot që lidhen me ndjekjen ligjore të këtyre rasteve sa herë që janë evidentuar.

Nga informacionet që kemi, një pjesë e këtyre sulmeve nuk kanë qenë sulme diletantësh, por kanë qenë të organizuara dhe të sofistikuara dhe jo rastësore. Kanë qenë të gjitha nga jashtë, të krahasueshme me sulmet që kanë pasur vende të tjera për situata të ngjashme, si Franca, Estonia”, tha Celibashi.

Latest articles

Related articles