Në kërkim nga SPAK- Antimafia italiane, “Visi i Pojës” mori leje nga KKT-ja për ndërtimin e një hoteli

spot_img

Një prej grupeve të goditura në aksionin e fundit të SPAK dhe autoriteteve italiene, drejtohet nga Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës.

Ai është shpallur në kërkim pasi ndaj tij ka një urdhëarrest ndërsa gjatë operacionit është sekuestruar edhe kompania “Portside”.

Doçi zotëron gjithashtu edhe kompaninë “Eldemar Construction”, e cila para një viti ka marrë leje ndërtimi për të ndërtuar një hotel 10 katësh në qytetin e Durrësit. Leja është firmosur nga Këshilli Kombëtar i Territorit që drejtohet nga kryeministri Rama, shkruan Shqiptarja.

Madje nëse bën një kontroll të thjesht në dokumentet e subjektit në pronësi të Ervis Doçit, vërehet se edhe administratorët e kësaj kompanie janë emra që janë përfshirë në trafikun e lëndëve nakotike dhe të arrestuar nga autoritetet italiane.

Në 2010-ën, Doçi ka caktuar si përfaqësues të “Eldemar Construction”, Denis Tafilin. Ndërsa në vitin 2024, si administrator të kompanisë ka emëruar Gëzim Hasën. Të dy këta persona në vitin 2016 kanë qenë të arrestuar nga autoritetet në Itali për përpunim dhe shitje heroine.

Gëzim Hasa që ishte drejtues i këtij grupi dhe Denis Tafili kanë qenë ish-policë në Tiranë.

Nëse KKT do të ishte më e kujdesshme kur lëshon lejet e ndërtimit, mjaftonte që të bënte një kërkim të thjesht në google për pronarin dhe përfaqësuesit e kompanisë, dhe do të mësonte gjithçka rreth aktivitetit të tyre.

Ky është një rast i pastër se si një pronar kompanie i lidhur me trafikun e drogës, përfiton leje ndërtimi nga qeveria.

Elvis Doçi, një emër i njohur i botës së krimit, më herët ka qenë dënuar për trafik droge. “Visi i Pojës” është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi një vit më parë në banesën e tij u zhvilluan kontrolle dhe iu sekuestruan 3 mln euro cash ndërkohë që SPAK lëshoi dhe një urdhërarrest.

Latest articles

Related articles