Prokuroria e Posaçme Dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë zbarkuar ditën e sotme në Bashkinë e Klosit, pasi ka dyshime për krime zgjedhore.
Burime nga SPAK konfirmojnë se kontrollet janë kryer më vendim të gjyqtarit Erjon Cela. Hetimi për këtë rast ka nisur kryesisht, mbi bazën e të dhënave të siguruara nga hetuesit e BKH-së.
Mësohet se është ushtruar kontroll dhe në shtëpitë e 3 drejtorëve të bashkisë, ku janë marrë lap top. Të gjitha pajisjet e sekuestruara do të zbërthehen nga ekspertët për të parë komunikimet mes zyrtarëve.