“Jam i martua me gruan, por jam gay” – shqiptarit i refuzohet azili në Angli

spot_img

Azilkërkuesit shqiptarë vijojnë të jenë të shumtë në Mbretërinë e Bashkuar, dhe së fundmi një rast ka tërhequr vëmendjen e mediave britanike.

Sipas “Daily Mail”, një shqiptar me emrin Esmir Demaj kishte kërkuar azil në Angli në prill të vitit 2023. Ai tha se ishte homoseksual dhe se në Shqipëri i rrezikohej jeta për shkak të diskriminimit. Gjithashtu, pretendoi se nuk kishte kontakt me familjen e tij, pasi ata nuk e pranonin.

Por kërkesa e tij për azil u refuzua nga autoritetet britanike. Pak muaj më vonë, në shtator, ai bëri një tjetër kërkesë për të qëndruar në Britani, këtë herë me pretendimin se ishte i martuar me një grua dhe donte të bashkohej me të.

Kjo solli dyshime për mashtrim, pasi u zbulua se ai kishte qenë në marrëdhënie me gruan gjatë kohës që pretendonte se ishte homoseksual. Gjykata vendosi se ai kishte fshehur qëllimisht informacionin për të pasur më shumë shanse për të qëndruar në Angli.

Latest articles

Related articles