Kandidati Ilir Alimehmeti ka kërkuar zyrtarisht në KQZ pamjet filmike të procesit të numërimit të votave, duke ngritur dyshime për manipulime nga të dyja palët politike.
“Nga të dy krahët. Numërues ka 4 vetë në tavolinë. Përderisa i kërkova, po. Ndoshta kamera thotë nuk ekziston kjo gjë. Është e drejta e çdo kandidati që t’i shohë. Kjo është e parashikuar në ligj. Unë jam shumë institucional në këtë drejtim, përderisa ka një procedurë që ka miratuar KQZ, ndiqet ajo procedurë,” tha Alimehmeti në një intervistë për Report TV.
Ai theksoi rëndësinë e transparencës në procesin zgjedhor dhe nevojën që çdo kandidat të ketë akses në informacion që garanton integritetin e votës. “Unë jam shumë institucional në këtë drejtim,” shtoi ai, duke kërkuar që të respektohen të gjitha procedurat ligjore dhe rregulloret e miratuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.