Vjedhje Industriale e Votave në Greqi, regjistrohen 42 mijë votues, 43 mijë fletë në Kuti

spot_img

Procesi i numërimit të votave të shqiptarëve të diasporës, për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, ka nxjerrë në dritë një shifër alarmante: janë numëruar rreth 43 mijë fletë votimi, ndërkohë që zyrtarisht ishin regjistruar vetëm 42 mijë votues nga diaspora në këtë shtet.

Ky mospërputhje e hapur ngre dyshime serioze për manipulim të rezultatit dhe hedh hije të rënda mbi besueshmërinë e procesit zgjedhor.

Skandali i shifrave jo vetëm që kërkon transparencë të plotë, por ka nxitur reagime të forta në opinionin publik dhe në radhët e opozitës.

Latest articles

Related articles