Blendi Gonxhja, i cili ka marrë mbi 22 mijë vota në qarkun e Tiranës, ka reaguar për herë të parë pas këtij rezultati. Ai u shpreh se kandidimi ishte një borxh personal dhe moral ndaj vetes dhe familjes.
“Kam pasur eksperienca të forta në jetë, në disa momente i lënduar, i goditur. I kisha borxh familjes, nderit tim, të provoja edhe njëherë pa u denatyruar, të isha një ofertë e vlefshme. Nuk e parashikoja këtë mbështetje. Rezultati është për t’u krenuar – jo në aspektin personal, por për biografinë ti
me,” deklaroi Gonxhja.