Zelensky: Rusia bën teatër, duhen sanksione kundër naftës dhe bankave

spot_img

Presidenti ukrainas, Zelensky u shpreh nga Tirana se Vladimir Putin nuk e do paqen prandaj dërgoi një delegacion të një niveli shumë të ulët në Turqi për negociata me palën ukrainase me ndërmjetësimin amerikan.

“Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës të përfundojë në mënyrë të shpejtë, Ukraina ka nevojë për paqen. Ne morën disa hapa të rëndësishëm për të mbyllur luftën. Unë isha i gatshëm, isha dje në Ankara për të mundur për të zgjidhur këtë çështje të rëndësishme, por Putin nuk ra dakord për asgjë.

Delegacioni dukej që ishte shumë i ulët. Përparësia jonë numër një është që të ketë një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar, të krijohet një bazë e duhur për diplomacinë. Putin vazhdon të minojë diplomacinë. Duhet të arrijmë një rezultat.

Rusia dërgoi të njëjtët njerëz si në vitin 2022, bëjnë shumë deklarata, por nuk kanë arritur asgjë dhe bënë çdo gjë. Nuk jemi ne ata që po minojmë këto negociatat, por janë rusët. Rustë po bëjnë thjesht teatër”, tha Volodymyr Zeknsky

Latest articles

Related articles