Meloni me të qeshme e të ngjeshme Ramës: Uroj Edin edhe për rizgjedhjen e tij tërësisht të papritur

spot_img

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, tha se fitorja e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri për të ishte tërësisht e papritur.

Giorgia Meloni: Falenderoj Edin jo se jetoj në protektorat por se më ka bërë të ndjehem shumë e re te video që na u shfaq. Uroj Edin edhe për rizgjedhjen e tij tërësisht të papritur si udhëheqës . Jam e kënaqur që Evropa do të mbështetet pikërisht tek këmbëngulja e vendosmëria e tij.

Shqipëria organizon Komunitetin Politik Evropian për herë të parë, moment i rëndësishëm për kombin shqiptar e për të gjithë ne. Unë e kam menduar që identiteti evropian i Shqipërisë është fakt nga historia dhe përpara gjeografisë. Shqipëria është sigurisht Evropë si Italia, Serbia, pavarësisht nëse je pjesë e një organizate apo jo. Gjithmonë buzëqesh kur dikush përpiqet të tregojë se kush është evropian apo jo.

Latest articles

Related articles