Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan nga Samiti i Komunitetit Politik në Tiranë, u shpreh se Evropa duhet të jetë e bashkuar për të përballur sfidat aktuale globale.
“Ne duhet të veprojmë të bashkuar, mbi bazën e bashkëpunimit. Për të tejkaluara krizën e besimit në arenën ndërkombëtare, është e nevojshme të krijohet një arkitekturë e drejtë dhe gjithëpërfshirjes globale, e qeverisjes.
Janë shumë fusha ku ne mund të bashkëpunojmë, në këto kohë kritike, ku diskutojmë të ardhmen e sigurisë evropiane, përpjekjet e BE për të investuar në mbrojtje, janë vërtet të dobishme.
Këto përpjekje duhet të përfshijë edhe aleatë, që nuk janë në BE, në mënyrë që mos të gërryeje rolin thelbësor të NATO-s. Në fakt, me këto lloj ideje, do ishte në interesin më të mirë të sigurisë evropiane. Nëse bëhemi bashkë, bëhemi më të fortë”, tha ai