Deputetja e zgjedhur e qarkut Korçë, Romina Kuko, e cilësoi rezultatin e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit si një fitore të thellë dhe domethënëse. Ajo tha se ky sukses është fryt i përkushtimit të gjatë të strukturave të PS-së në terren dhe besimit të qytetarëve tek programi i partisë.
Sipas Kukos, qytetarët zgjodhën stabilitetin dhe vazhdimësinë, ndaj vendosën të mbështesin sërish Partinë Socialiste. Ajo theksoi gjithashtu progresin e dukshëm që ka bërë qarku i Korçës, veçanërisht në fushën e turizmit, ku nga një bujtinë në vitin 2013, sot numërohen mbi 150.
Në fund të deklaratës, Kuko u ndal te procesi i integrimit europian, duke e cilësuar atë si kryepremtimin e PS-së dhe një objektiv ku Shqipëria, sipas saj, është në rrugë të mbarë.