Ka rreth 48 orë që Blendi Gonxhe po shet në publik shifra të larta të votimit në favor të tij. Me këtë ai po synon të bindë Kryeministrin Rama se ai është i vetmi kandidat që gëzon mbështetjen e qytetarëve të Tiranës për zgjedhjet e shpejta që do zhvillohen për Kryetar të Bashkisë Tiranë. Ndërkohë që për qytetin e Tiranës shifrat flasin komplet ndryshe. Nga të dhënat zyrtare në faqen e KQZ vihet re se Gonxhja figuron i katërti në renditje. Ndërsa listën e Tiranës e kryeson bindshëm Ministri Brendshëm Ervin Hoxha i ndjekur nga dy senatorë të PS siç janë Erion Braçe dhe Fatmir Xhafa. Kjo sjellje nga ana e Gonxhes tregon se brenda PS ka filluar lufta për të zënë vendin e Veliajt me anë të votave që po sigurohen nga këto zgjedhje në Tiranë.
