Noka akuzon PS për blerje votash: Kemi prova, janë paguar deri në 10 mijë euro për fis

spot_img

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në një deklaratë për mediat pas humbjes së zgjedhjeve ka akuzuar Partinë Socialiste për blerje masive të votave.

Sipas Nokës, PD ka prova që dëshmojnë se janë shpërndarë shuma të mëdha parash për të ndikuar votën e qytetarëve. “Janë dhënë deri në 10 mijë euro për një fis të tërë”, u shpreh ai.

Ai shtoi se pavarësisht keqqeverisjes, krimit të shtuar dhe korrupsionit, PS arrin të fitojë vetëm përmes manipulimeve. “Ka pasur blerje të kartave të identitetit, falje gjobash në këmbim të votës dhe fletë votimi të mbushura me të njëjtën dorë,” deklaroi Noka, duke e cilësuar këtë proces si ndër më të manipuluarit ndonjëherë.

Latest articles

Related articles