Post mortem (pas vdekjes) zgjedhore

spot_img

nga Prof. Hasan Bello

Procesi zgjedhor kur qytetarët japin verdiktin një herë në katër vjet, më tepër se një ditë shprese ngjante me një qetësi mortore. Kjo për dy arsye: e para, se pesimizmi ndaj partive politike ka arritur kulmin dhe, e dyta, se shumica e tyre nuk ofrojnë asnjë alternativë, e cila mund të ngjallë optimizëm.

E gjitha kjo u reflektua në përqindjen e ulët të votuesve. Shkurt, në vend që të ishte një votë proteste ndaj lidershipit të partive politike, i bie që në pjesën dërrmuese të kenë votuar vetëm militantët dhe pak qytetarë të revoltuar.

Që nuk kishte asnjë shpresë, u vu re në mënyrën sesi u përcaktua kodi zgjedhor dhe, de jure u instalua kryetarokracia.

Partitë e mëdha nuk u hapën për flukse të reja, por vendosën të forconin këmbët e kolltukut me elementë (gozhdë) besnikë. Për këtë arsye, nuk kishte asnjë shpresë për ndryshim.

Edhe ata pak të rinj që i afruan për t’u bërë pjesë e sistemit, me pak përjashtime, nuk ofrojnë asgjë. Pjesa dërrmuese u përdorën për makiazh politik.

Si do shkojë situata? Ligji i Merfit thotë se nëse jemi keq do të bëhet akoma dhe më keq. Për këtë nuk kam asnjë dyshim.

Çfarë duhet të bëjmë? Të jetojmë ndershmërisht, të sillemi drejt, pushteti absolut të korrupton në mënyrë absolute. Gjërat zakonisht ndryshojnë nga poshtë lart, jo nga lart poshtë.

Latest articles

Related articles