Pesë shtetas bullgarë të akuzuar si pjesë e një rrjeti spiunazhi rus në Britani, të ngarkuar me detyra të tilla si vëzhgimi si dhe marrja e informacionit lidhur me objektiva të caktuar, u dënuan me 10 vite e 8 muaj burg në një gjykatë në Londër.
Orlin Roussev 45 vjeç, Bizer Dzhambazov, Katrin Ivanova 31 vjeç, Ivan Stoyanov 31 dhe Vanya Gaberova 29, të gjithë shtetas bullgarë që jetonin në Londër dhe Norfolk, u arrestuan nga policia kundër terrorizmit në shkurt të këtij viti.
Pesë personat, tre burra dhe dy gra, akuzohen se mes 30 gushtit 2020 dhe 8 shkurtit 2023 kanë komplotuar “për të mbledhur informacione që synonin që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekte t’i shërbenin një vend armik”, një qëllim që sikurse thuhet në aktakuzë, dëmton sigurinë dhe interesat e vendit (Britanisë).