SPAK dhe BKH sërish takime në Elbasan, diskutime për zgjedhjet e 11 majit

spot_img

Mëngjesin e sotëm përfaqësues të Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zhvilluar një vizite pune në Elbasan ku janë takuar me drejtuesin e Prokurorisë Kreshnik Ajazi dhe drejtorin e Policisë Vendore Fatmir Hoxha.

Fokus i takimit kanë qenë shqetësimet dhe denoncimet në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Përfaqësuesit e SPAK dhe BKH kanë kërkuar angazhim maksimal nga institucionet lokale të drejtësisë dhe rendit, me qëllim rritjen e monitorimit në terren, sidomos në zonat e identifikuara si të ndjeshme.

Ata kanë theksuar se çdo kallëzim apo indicie që lidhet me krime zgjedhore do të trajtohet me përparësi dhe në mënyrë të paanshme.

Gjithashtu kanë theksuar edhe rëndësinë e krijimit të një klime besimi për qytetarët që dëshirojnë të raportojnë parregullsi, duke garantuar mbrojtjen e tyre dhe trajtimin konfidencial të informacionit.

Latest articles

Related articles