Nqs do ta shihnim nga këndi i të djathtës apo konservatores historinë, menyrën se si rrjedhin gjërat, ngjarjet etj, nuk do të fokusoheshim tek binomi shkak pasojë, nuk do të pretendonim se mund të ndertojmë një zinxhir shkak pasojë ngjarjesh dhe kuptimesh mbi to. Për kendvështrimin e djathtë është e pamundur që njeriu të njohë të gjitha shkaqet që shkaktojnë dicka. Për këndinshikimin e djathtë ne mund të njohim vetëm disa prej shkaqeve, madje vetëm shkaqet e siperfaqshme. Kësisoj për të djathtën fokusi është, vihet, qëndron, tek raporti i çdo ngjarjeje, veprimi apo sjelljeje në raport me Zotin, në raport me “Qiellin”, në raport me moralin. Pra shkurt e djathta sheh nëse një veprim apo sjellje është e mirë ose e keqe, e drejtë ose e padrejtë duke pasur parasyh se kuptimin mbi të mirën dhe të keqen e djathta përpiqet ta marrë nga mësimet e Zotit. Vetëm kështu shmangim edhe këndet e shtrembëruara të shikimit të gjërave dhe botës, edhe ndërtimin e kurseve apo trajektoreve shkak pasojë te ngjarjeve siç e duan ideologjitë e ndryshme që kanë marrë më qafë njerëzit ose siç e do interes i ulet politik që gjithashtu i ka marrë dhe i merr më qafë njerëzit. Të qenit i djathtë dhe të vepruarit si i tillë ka edhe një permase epistemologjike.