Shqipëria do të humbë për të disatën herë mundësinë për të qenë shtet normal pëmes votës.
Më të votuarit do të jenë; njëri që krahason veten me Merkelin. Gjoja ky si Merkeli, ajo ndejti 16 vjet, edhe ky mundet të rrijë 16 vjet. Ky është “argumenti”.
Merkel gjatë qeverisjes së saj ka krijuar 3 milion vende të reja pune dhe ekonominë e orientuar në eksporte e ka rritur nga 2 në rreth 4 trilion euro, ndërkohë ky këtu, ska krijuar vende pune dhe, veç ka eksportuar të rinj për krah pune.
Tjetri paska deklaruar mbrëmë se nga politika smë largon vota por vetëm Zoti. Pra duke ta thënë haptas pa turp se nuk i bindet asnjë rregulli demokatik, asnjë rregulli rotacioni. Nga ana tjetër ai e të tijët shajnë gjithkënd, duke iu thënë se Shqipëria ka nevojë për rotacion, ndërsa brenda vetes nuk beson rotacionin por vetëm largimin përmes vdekjes.
Për më tepër, aq respekt ka për ketë vend ky tjetri, saqë ka prodhuar dje një rrenë sikur i është hequr nongrata dhe, e qarkullon rrenën nëpër të gjitha mediat e mundshme. Kërkon t’i poshtërojë njerëzit, disa duke i rrejt, disa duke i detyruar ta pranojnë rrenën edhe pse e dinë që është rrenë. E ka nongratan ende publike në faqen e Departamentit por, besnikëri dmth të mos e shohësh e të mos e klikosh.
Votat e shumicës së shqiptarëve do iu shkojnë këtyre të dyve, Edi Ramës dhe Sali Berishës. Të dy këta kanë qeverisur secili 3 mandate, sot secili kërkon mandatin 4. Këtu është gjendja.
Duke qeverisur nga 3 mandate secili, këta kanë krijuar polarizim, përçarje shoqërore, urrejtje, kanë bërë njerëz me lek, kanë falur karriera, mandate, detyra, privilegje. Duke vepruar kështu janë pozicionuar si dy pole magnetike në shoqëri; disa tërhiqen nga njëri magnet, disa nga magneti tjetër.
Partitë e reja do të marrin ketë herë më shumë vota se çdo herë tjetër përgjatë 15 viteve të fundit. Mirëpo sdo të marrin aq shumë vota sa për ta thyer plotësisht duo-polin politikë-biznes-media ku Edi Rama e Sali Berisha janë autorët, krijuesit, mirëmbajtësit dhe mbajtësit në këmbë të këtij duopoli politikë-biznes-media, pasi interesat e tyre në ketë pikë janë të përbashkëta.
Kështu që të hënën me datë 12 ne shqiptarët do të jemi njëlloj si me datë 9, asgjë ndryshe. Thjesht do të kemi humbur mundësinë e radhës për ndryshim të fortë përmes një mesazhi të fortë.