Rama takim me qytetarët: U kemi sjellë në Kavajë Mamicën

spot_img

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Kavajë u kërkoi që të votojnë numrin 5. Rama tha se atyre u ka dërguar ‘mamicën’ kryetare e Kuvendit, si dhe shumë protagonistë të tjerë socialist. Gjithashtu hodhi akuza edhe ndaj opozitës duke iu referuar edhe deklaratës së Tomor Alizotit.

“U them demokratëve të Kavajës, ata që më 11 maj duan ta hedhin votën në kënetë. Po si ka mundësi? Për çfarë ju duhet? A jua bëri qytetin? Jo. Mirë qytetin s’ua bëri po ua hëngri dhe Hysenin, nuk ua respektoi njeriun tuaj. Këneta është rrafsh tani dhe janë të gjithë bretkosa që bëjnë kua kua ka dhe del ndonjë salamandër si ai në Elbasan që tha ‘do ju hamë të gjallë’.

Ne për Kavajën, por edhe për Rrogozhinën, nuk duam që të mbetemi në asnjë lloj borxhi. Duam t’i dalim borxhit. I kemi sjellë Mamicën, kryetaren e Kuvendit. I kemi sjellë Ilvën, Eldin që është çuni juaj këtu, Antonelën po ashtu dhe kemi sjellë edhe kryeministrin e luftës së Kosovës, një figurë e historisë së PS, por edhe një protagonist i ndryshimeve demokratike, njëkohësish brenda nesh. Gjithmonë një urë paqeje dhe mirëkuptimi për të gjithë.”, tha Rama.

Latest articles

Related articles