Shtyhet për në datë 19 Maj vendimi për dosjen “Partizani” ku akuzohet Sali Berisha, dhëndri i tij, por edhe zyrtarë të tjerë.
Avokati Genc Gjokutaj tha se gjykata ka gjobitur me 10 mijë lekë Sali Berishën për zvarritjen e seancave. Më tej, Gjokutaj theksoi se kërkuan sërish përjashtimin e gjyqtares Fjorela Davidhi.
“Sot ne vijmë nga një rrëzim kërkese për përjashtimin e gjyqtares Fjorela Davidhi. Kërkesa është bërë nga avokatët, por është gjobitur nga zoti Berisha me 10 mijë lekë.
Kjo është procedurale. Ne kërkuam që ky proces të vijë në shinat ligjore por gjyqtarja e rrëzoi këtë kërkesë.
Ne njoftuam gjykatën që do të bëjmë kërkesë për pavlefshmëri për të gjitha vendimet e Irena Gjokës pasi disponojmë vendimin e dënimit në Greqi.
Gjykata e rrëzoi këtë kërkesë pa pasur vendim në dorë dhe për këtë arsye ne kërkuam një përjashtim tjetër për këtë gjyqtare që është “Irena2”.
Një gjyqtar i dënuar penalisht, nuk mund të jetë gjyqtar dhe kjo sjell pavlefshmërinë e të gjitha vendimeve” tha ai.