“Të shkojmë të kapim prej fyti Ballukun”- Protestë në Librazhd

spot_img
Advertisements

Gjashtë ditë para zgjedhjeve me shpresën që diçka do të ndryshojë, banorët e fshatit Hotolisht në Librazhd janë ngritur sërish në protestë duke bllokuar rrugën kryesore.

Banorët shprehen se projekti i rrugës “Elbasan-Qafë Thanë” e ndan në mes fshatin.

“Duhet të ngrehemi të shkojmë ta kapim prej fyti ministren” tha një banor, drejtuar ministres Balluku. “Balluku do që të prishë lagjen” tha një tjetër.

“Ku është deputeti i zonës? Kryetari i bashkisë? Ku janë? Kanë ngordhur, kanë vdekur?” u shpreh më tej një tjetër banor i fshatit.

Gjithashtu shqetësimi i banorëve lidhet me procesin e shpronësimeve, që sipas banorëve është në vlera qesharake dhe nuk pasqyron vlerën reale të pronave të tyre

spot_img

Latest articles

Related articles