Eduart Ndocaj: Një sherif shqiptar për të vënë Ligj e Rend në Qarkun Lezhë

spot_img

Nga Eduart Ndocaj

Kur kam marrë për herë të parë besimin tuaj si deputet, e kam ndjerë që kjo nuk ishte vetëm një nder, por një përgjegjësi e madhe për ta mbrojtur me çdo kusht interesin tuaj.
Dhe këtë përgjegjësi e kam mbajtur me nder dhe përkushtim çdo ditë të mandatit tim!
Gjatë kohës që përfaqësova Qarkun Lezhë në Kuvend, arrita të jem një zë i pandalur në mbrojtje të të drejtave tuaja:
• Fola hapur në Kuvend për problemet e tokave në Lezhë, duke denoncuar padrejtësitë që iu bënë fermerëve dhe banorëve të zonave rurale.
• Denoncova mungesën e investimeve në infrastrukturë në Kurbin dhe Mirditë, duke bërë thirrje të përsëritura që fondet të mos mbeteshin vetëm në letra.
• Mbrojta me forcë të drejtat e pronarëve të ligjshëm, duke dalë kundër abuzimeve dhe vonesave të qëllimshme në proceset e legalizimeve dhe kompensimeve.
• Qëndrova krah komuniteteve të fshatrave të largëta, që për vite ishin lënë në harresë, dhe solla në Kuvend kërkesat për përmirësim të shërbimeve shëndetësore dhe arsimore.
• Isha i vetmi që ngrita zërin kundër projekt-ligjeve të padrejta, që cenonin interesin e qytetarëve të thjeshtë të Qarkut tonë.
•Të drejtën e diasporës për të votuar – duke qenë ndër të paktët deputetë që kërkuan hapur të drejtën që shqiptarët jashtë vendit të votonin dhe të kishin zë në vendimmarrje.
Në mandatin tim si deputet:
• Asnjëherë nuk heshta përballë padrejtësive.
• Asnjëherë nuk iu nënshtrua interesave të ngushta politike.
• Asnjëherë nuk harrova nga vija, nga cila tokë dhe nga cilët njerëz vija.
Unë nuk jam politikan i shkëputur nga jeta e qytetarëve.
Unë jam njëri prej jush — i rritur me djersën e punës, i formuar me vlerat e ndershmërisë dhe i bindur se politikani duhet të jetë shërbëtor i popullit, jo zot i tij.
Tani, më 11 maj, kërkoj sërish besimin tuaj, për të vazhduar të jem zëri juaj i pandalur:
• Për Lezhën që kërkon drejtësi.
• Për Kurbinin që kërkon mundësi të reja.
• Për Mirditën që meriton investime të denja për historinë e saj.
Voto Eduart Ndocaj.
Voto për një përfaqësim që nuk blihet dhe nuk shitet.
Voto për një Qark Lezhë që më në fund të ketë zërin që meriton!

Latest articles

Related articles