Shqiptarët në rresht të parë për varrimin e Papa Françeskut

spot_img

Në sheshin monumental të “Shën Pjetrit” në Vatikan, mijëra besimtarë nga mbarë bota, përfshirë edhe shqiptarë të shumtë, kanë nisur të mblidhen që në orët e para të mëngjesit për të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut.

Shumë njerëz vrapuan për të mbërritur në rreshtat e parë dhe në vendet, të cilat janë të kufizuara në numër, për të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut.

Një grup të rinjsh salezianë thonë se janë në shesh “që nga mesnata”. Kurse, një burrë i veshur me rroba tradicionale shqiptare valëvit flamurin e kombit të tij, shkruan ANSA

Latest articles

Related articles