Pronari i Call-centrave goditi djalin e ish deputetit: Na xhiroi gomat e makinës

spot_img

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e mbrëmjes së djeshme në rezidencën “Long Hill” në Tiranë ku u dhunua me sende të forta Kristi Fufi, djali i ish-deputetit Mhill Fufi.

Sipas raportimeve, i vetmi autor i identifikuar është Kliton Sulçe, 38 vjeç, i cili prezantohet nga mediat si “boss-i” i Call Centerave. Sulçe nuk është arrestuar por vetëm është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori, ku është nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 38 vjeç, i dyshuar se ka goditur dhe kërcënuar me jetë 19-vjeçarin K. F. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.”-njoftoi policia.

Dyshohet se Kristi Fufi ka provokuar agresorët duke xhiruar gomat e makinës pranë tyre dhe më pas është futur në rezidencë në ambientet e një lokali.Dyshohet se kjo sjellje ka bërë që të përshkallëzohet situata ku autorët janë futur brenda rezidencës me një automjet dhe kanë dhunuar të riun.

Latest articles

Related articles