Si ia fali Berisha Ramës mandatin 4? – ANALIZA nga Indrit Vokshi

spot_img

Logon e PD e çmitizoi Sali Berisha me 6 mars 2022, kur tha mos votoni logon e PD, dhe hyri në zgjedhje me LSI. Se ska rëndësi ku është logo, tha ai, ka rëndësi ku janë vlerat, e vërteta etj.

Këtu, ai, dhe ata që votuan LSI vetëm pse iu tha Berisha se logoja e Metës vlen më shumë se logoja e PD zyrëtare, e vranë vetë me duart e tyre shenjtërinë e logos së PD.

Kjo ishte diçka shumë e rëndë sepse relativizoi dhe zhvlerësoi partinë si organizatë e si institucion: tha ska parti, partia është aty ku jam unë, krejt personale dmth.

Tani ska më shenjtëri logoje. Tani skanë të drejtë morale t’i thërrasin të tjerët nën logo e flamur. Nuk ka më një simbol përbashkimi sepse e vranë vetë simbolin duke e personalizuar. Ta mendosh edhe në shtëpi nëse baba e mban pultin e televizorit 24 orë e sheh veç lajmet apo filmat e vet, pra e personalizon, ka sherr dhe ndarje, jo më në një parti.

Tani edhe partitë e tjera, Agron Shehaj, Basha, Alibeaj, po iu thonë njerëzve se ska rëndësi ku është logoja, rëndësi ka ku janë vlerat dhe e vërteta. Dhe te e Djathta, si të djathtë, apo edhe tek e drejta, kanë më shumë moral e legjitimitet këta 3 të tjetët, Shehaj, Basha, Alibeaj, sesa ai që ka qenë vetë komunist e sekretar partie qysh kur ishte Krushovi në pushtet.

Se produkti i stadiumit që medemek do bashkonte demokratët është ky: nga 1 parti që ishte, u krijuan edhe 3 të tjera. Pra jo që nuk bashkoi asgjë por e ndau edhe më keq. Sepse llogariti që do ikin disa demokratë por ska problem, do i kompesojë me njerëz të LSI. Me datë 11 do shihet se sa kompeson LSI-ja.

Për më tepër vazhdon i akuzon të gjithë si “paterica të Ramës” pse nuk iu bashkuan atij, se ai është shumica. Opozitë që vepron dhe operon me konceptin e shumicës, vetëm ky është. Opozitat bazohen “te e drejta dhe morali i pakicës” sepse shumicë është qeveria. Ky thotë kam të drejtë se jam shumicë (në bajrkaun e vet). Nëse populli ecën me konceptin e këtij se shumica ka të drejtë, duhet të votojnë gjithmonë qeverinë sepse qeveria është shumica.

Një person si Berisha e ka ditur shumë mirë se ato veprime që bëri, ngritja me dhunë për të marrë partinë, futja e Ilir Metës në luftën e brendshme në PD, dhuna e përgjjthëshme deri edhe fizike, shpallja tradhëtar e kujtdo, do e shkatërronin PD dhe partia sdo mundej të ishte konkuruese dhe pretendente për pushtet. Mirëpo i ka interesuar më shumë ta marrë e ta zaptojë copën më të madhe të partisë sesa ta mbajë partinë konkuruese e pretendente reale për pushtet.

Pra më mirë e shkatërruar por pronë e imja sesa konkurese por jo pronë e imja. Kjo automatikisht la Edi Ramën në pushtet, sepse ska konkurent. Tani gati akuzën dhe justifikimin.

Latest articles

Related articles