Policia e Tiranës njoftoi se tre efektivë janë futur nën procedim pas denoncimit të Komitetit të Helsinkit që kërkoi të hetohet rasti i dhunës në komisariat ndaj një djali 14-vjeçar, i cili më 12 prill ishte shoqëruar në komisariatin nr1 pasi kishte lëndë piroteknike. Komiteti i Helsinkit, shprehet se prindërit e të miturit pretendojnë se ndaj djalit të tyre punonjësit e policisë kishin ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike