Irsida Shehi: Koalicioni euroatlantik, aleanca jonë e vlerave! Nuk na ndalin dot

spot_img

Në shumë emisione televizive haset rëndom fakti që Koalicioni Euroatlantik është një parti e re e vogël, si këto që sapo janë krijuar. Duke dashur me vetëdije të plotë të shkëputen nga realiteti për arsyen e vërtete që rrezikohen nga kjo krijesë.
Po Koalicioni Euroatlantik është parti e re por jo entitet i ri. I detyruar për të ardhur në këtë formë si pasojë e marrëveshjes Rama-Berisha me dhënien e vulës së këtij të fundit, duke e mbajtur peng Shqipërinë për hir të interesave personale të tyre dhe të një grupi të vogël që ju rri nga pas. Për të zhdukur Lulzim Bashën si kryetar të opozitës, për mbështetjen pakushte që jep ndaj SPAK dhe luftën e tij kundër të korruptuarve.
E ndërsa lufta për vulën vazhdon në Gjykatë, ne vazhdojmë rrugëtimin tonë për ta hequr Shqipërinë nga kthetrat e atyre që po e perpijnë si shushujza.
Nuk jemi parti e re jemi aktivistë të vjetër që kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë për Shqipërinë. Kemi shkelur dhe do shkelim në çdo rrugë për të folur për programin tonë. Do takojme çdo shqiptar që të zhgenjyer si ne, do gjejnë te aleanca jonë e vlerave zgjidhjen e problemeve që kanë, Shqipërinë që meritojnë të kenë.
Ndaj çdo përpjekje për të na baltosur, për të na censuruar dhe per të na zvogëluar nuk do funksionojë. Ne jemi ata që shqiptarët besojnë sepse ne besojmë te Shqipëria dhe mundësitë e saj për të qenë e denjë si çdo vend europian.

Latest articles

Related articles