Eduart Ndocaj, sherifi i vërtetë i Lezhës dhe politikës!

spot_img

Eduart Ndocaj është biznesmen i suksesshëm nga Manatia e Lezhës që ja ka dalë në jetë falë aftësive të tij bindëse dhe njohëse të karakterit njerëzor. Italia nuk është SHBA, as Milano nuk është Nju Jorku ku mund të bësh biznes, pasi është më e vështirë se kudo.

Eduart Ndocaj është kandidat për deputet në qarkun e Lezhës, duke përfaqësuar Koalicionin Euroatlantik. Ai është i njohur për angazhimin e tij në përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e zonës dhe për promovimin e transparencës dhe llogaridhënies në politikë. Është i vetmi ligjvënës që ia ka futur këmbët në një këpucë Edi Ramës. Është nipi i një ndër familje më të respektuara të Mirditës, Jak Perleka, familje fisnike që nuk bëri kurrë kompromis nga Regjimin. Rrezikojë të dënohej me vdekje, vetëm pse ishte fisnik e antikomunist. Babai i Eduartit, Mark Ndocaj, plaku i Manatisë, që për fat të keq nuk jeton më, jetojë me reputacion dhe me respekt nga të gjithë, i bindur si anti komunist.

I njohur si “Kaubojsi,” Ndocaj ka një stil të veçantë dhe një përvojë të gjatë në politikë, të cilën ai synon ta përdorë për të sjellë ndryshime pozitive në qarkun e Lezhës. Ai ka zhvilluar takime të shumta me banorët e zonës, duke dëgjuar shqetësimet e tyre dhe duke premtuar përfaqësim të ndershëm dhe të qartë.

Në fushatën e tij, ai ka theksuar rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe zhvillimit të turizmit, duke mbrojtur natyrën e mrekullueshme të zonës dhe duke promovuar turizmin malor dhe bregdetar. Ai e di se nëse i lë shqiptarët të lirë e pa gjoba mund të bëjë gjëra të mëdha.

Latest articles

Related articles