SPAK nis hetimet për abuzimet me tenderin për ndërtimin e tunelit te Llogarasë. Prokurori i Posaçëm Dritan Prenci ka urdhëruar sekuestrimin e dokumentave të shoqërisë Hill International N.V.
Zyrat e kësaj kompania ndodhen në një nga kullat në Tiranë dhe hetuesit po bëjnë sekuestrimin e dosjeve.
Për tunelin e Llogarasë ish-zv.kryeministri në arrati Arben Ahmetaj ka deklaruar se bëhet fjalë për një aferë korruptive ku është implikuar dhe kryeministri Edi Rama.